Çmimet e karburanteve rriten sërish, nafta arrin në 1.78 euro për litër

Nga D. V.
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 20 gusht 2026.

Sipas vendimit, çmimet maksimale janë:

Nafta (dizel): 1.78 euro për litër;
Benzina: 1.49 euro për litër;
Gazi: 0.62 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi në orën 10:00.

Vendimi është bazuar në vendimin e MINT-it të datës 3 gusht 2026 për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës.

Qytetarët mund t’i adresojnë ankesat dhe kërkesat e tyre në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër