Rektori Fetaji takon drejtorin Seferi, në fokus gjelbërimin dhe rregullimin e kampusit të UNT-së

Nga D V
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” të Qytetit të Shkupit, Muamer Seferi.

Në takim morën pjesë edhe prorektori Prof. Dr. Bujamin Bela dhe sekretari i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Nehar Aliu.

Fokusi i takimit ishte orientimi strategjik dhe planifikimi hapësinor për rregullimin, gjelbërimin dhe kultivimin e hapësirave të jashtme të kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”.

Përfaqësuesit e UNT-së e njoftuan drejtorin Seferi për zhvillimet infrastrukturore të universitetit dhe projektet që synojnë krijimin e një mjedisi modern, ekologjik dhe të qëndrueshëm për studentët dhe stafin akademik.

Rektori Fetaji falënderoi drejtorin Seferi për mbështetjen e ofruar nga NP “Parqe dhe Gjelbërim” ndaj universitetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në krijimin e hapësirave të gjelbra dhe me standarde të larta mjedisore.

Bashkëpunimi synon që hapësirat e kampusit universitar të jenë më funksionale, të gjelbra dhe në shërbim të komunitetit akademik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër