Goditje në kokë dhe ndërhyrje mjekësore, gjyqtari i njohur rrihet gjatë ndeshjes

Nga D V
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjyqtari i njohur boshnjak, Bojan Makaric nga Bijeljina, është sulmuar dhe rrahur brutalisht gjatë një turneu në futsall që po zhvillohej në Brezovo Polje.

Makaric, i cili edhe këtë sezon është pjesë e listës B të gjyqtarëve për Ligën e Bosnjë dhe Hercegovinës, në rolin e gjyqtarit asistent, ishte duke referuar ndeshjen kur ndaj tij u vërsul njëri prej lojtarëve. Identiteti i sulmuesit ende nuk është bërë publik.

Incidenti ka marrë përmasa serioze, ndërsa një fotografi shqetësuese e publikuar nga portali PravdaBL dëshmon pasojat e sulmit ndaj gjyqtarit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Distriktit të Brçkos, e cila ka bërë të ditur se incidenti është raportuar më 18 gusht, rreth orës 23:07.

Sipas policisë, është raportuar se një lojtar e kishte goditur gjyqtarin në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli në Brezovo Polje dhe se ishte e nevojshme ndërhyrja e shërbimit të urgjencës mjekësore.

Menjëherë pas raportimit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur informacionet e para. Ndërkohë, miqtë e të dëmtuarit e kanë dërguar atë në Bijeljina për kontroll mjekësor.

Rreth orës 00:10, Policia e Distriktit të Brçkos është njoftuar nga Policia e Bijeljinës se gjyqtari ndodhej në shërbimin e urgjencës, pasi kishte pësuar lëndime gjatë ndeshjes.

Mjeku nuk ka mundur të përcaktojë menjëherë shkallën e lëndimeve, pasi ishte e nevojshme kryerja e një CT-je të kokës.

Policia ka bërë të ditur se, pas mbledhjes së të gjitha informacioneve dhe fakteve lidhur me rastin, do të ndërmerren masat dhe veprimet e parapara me ligj.

Sulmi ndaj Makaric ka shkaktuar shqetësim në futbollin boshnjak, veçanërisht pasi bëhet fjalë për një gjyqtar me përvojë, i cili prej vitesh ka arbitruar ndeshje në elitën e futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër