Situatë e komplikuar te Barcelona, Juventusi e do De Jongun

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Frenkie de Jong mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi situata e mesfushorit holandez në klub është bërë gjithnjë e më e komplikuar.

Sipas “Diario Sport”, De Jong mund të marrë një ofertë konkrete për transferim në fazën e fundit të merkatos, ndërsa Juventusi është një prej klubeve që po monitoron situatën e tij.

Ardhja e Rodrit nga Manchester City ka ndryshuar ndjeshëm hierarkinë në mesfushën e Barcelonës. Me spanjollin që pritet të ketë një rol të rëndësishëm, De Jong mund të përballet me konkurrencë të madhe për një vend titullari.

29-vjeçari aktualisht po rikuperohet nga një lëndim në gju dhe rikthimi në formacionin bazë mund të jetë edhe më i vështirë për shkak të konkurrencës së shtuar.

Për më tepër, De Jong është kritikuar për vendimin për të luajtur i lënduar gjatë Kupës së Botës, si dhe për hezitimin e tij për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Holandezi kishte mohuar publikisht pretendimet se kishte refuzuar të luante në një ndeshje ndaj Atletico Madridit sezonin e kaluar, por tashmë ai është shndërruar në një figurë përçarëse te Barcelona.

Kjo u vu në pah edhe gjatë prezantimit të skuadrës në kuadër të trofeut “Joan Gamper”, ku një pjesë e tifozëve e pritën me vërshëllima dhe reagime negative.

Pavarësisht situatës së komplikuar, De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2029. Megjithatë, interesi i Juventusit mund ta bëjë të ardhmen e tij në “Camp Nou” një prej çështjeve më interesante në ditët e fundit të merkatos.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër