Vaksinat për linë e dhenve në pritje

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht Zhurnal.mk – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka dorëzuar informacion për donacion të vaksinave në Komisionin Evropian dhe Republikën e Turqisë njoftojnë sot nga AUV dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Në kumtesë bëhet e ditur se grupi i ekspertëve në mënyrë të koordinuar takohet dhe merr masa adekuate, ndërsa gjithashtu, përsëri është kërkuar ndihmë nga ekipi EUVET i Komisionit Evropian për Përballje me Sëmundjen.

“Pas marrjes së përgjigjes për vaksinim, do të fillohet me testimin e sigurisë dhe pastërtisë së vaksinës, pas çka do të fillohet me vaksinim. Për momentin po zbatohet strategjia stamping out”, thonë nga AUV dhe MBPEU.

Institucionet kompetente theksojnë gjithashtu se çdo vaksinim me shpenzimet e vetë blegtorit pa vaksinim të miratuar nga Agjencia do të sanksionohet në mënyrë të përshtatshme dhe nuk do të ofrohet kompensim për kafshët e sëmura, pra kompensim për kafshët e konfiskuara. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë veterinare që do të kryejnë vaksinim të paligjshëm dhe nuk do të kryejnë aktivitete me karakter publik.

“I lusim blegtorët t’i raportojnë të gjitha rastet e dyshimta të sëmundjes në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe të bashkëpunojnë me veterinerët zyrtarë dhe shoqatat veterinare gjatë zbatimit të shpopullimit të kafshëve”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër