PDK-ja për të shtatën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohet Aleanca dhe asamblistë të Lipjanit

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë po marrin pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Përmes këtij aksioni, PDK-ja dhe Aleanca po kërkojnë që të vazhdohet seanca konstituive dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit, duke e konsideruar të domosdoshme kthimin e procesit në Kuvend.

Protestat e PDK-së para Qeverisë kanë nisur ditë më parë, ndërsa partia ka deklaruar se do të vazhdojë aksionet deri në thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër