Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Nga Xh M
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 21 gusht Zhurnal.mk – Një 41-vjeçar nga Kumanova dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht dje në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ndërsa pas sulmit, autorët ua kanë dëmtuar edhe veturën.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), D.T. (41) nga fshati Kojnare e Poshtme e Kumanovës, ka raportuar se më 20 gusht 2026, rreth orës 12:30, në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ai dhe nipi i tij, H.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, janë sulmuar fizikisht nga dy persona.

Sipas denoncimit, gjatë sulmit autorët kanë përdorur edhe një send të fortë.

Pas sulmit fizik, dy personat i kanë dëmtuar edhe automjetin e 41-vjeçarit nga Kumanova.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër