Trenat do të qarkullojnë me shpejtësi deri në 50 km/h për shkak të temperaturave të larta

Nga Xh M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 gusht Zhurnal.mk – Për shkak të temperaturave të larta, sot është vendosur një masë parandaluese për kufizimin e shpejtësisë në komunikacionin hekurudhor, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Qyteti i Shkupit.

Qarkullimi i trenave në linjat hekurudhore vijon të zhvillohet rregullisht, por në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, shpejtësia e trenave do të kufizohet në maksimum 50 kilometra në orë.

Masa është ndërmarrë si masë parandaluese për të shmangur deformimet dhe incidentet e mundshme që mund të shkaktohen nga zgjerimi i shinave nën ndikimin e temperaturave të larta.

Shpejtësia e përshtatur deri në 50 kilometra në orë mundëson kontroll më të madh gjatë qarkullimit, ul ngarkesën mbi shinat dhe kontribuon në garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe transportit të mallrave gjatë orëve më kritike të ditës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër