Vriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur

Nga Xh M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkodër, 23 gusht Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.

Informacioni mbetet paraprak dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër