Pogradec, 23 gusht Zhurnal.mk – Është mbyllur pas gjashtë orësh mbledhja e kryeministrit Rama me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec.
Si fillim në mbledhje u fol mbi dokumentin ‘Besa’, nga ku të pranishmit në mbledhjen që u mbajt në Pogradec kanë dhënë sugjerimet e tyre.
Më pas, burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, që ndoqi nga afër takimin, cituan që Rama të ketë folur për rolin që duhet të marrë gjithsecili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal.
Pra, ka kërkuar mendime nga të pranishmit se si të përmirësohet kjo marrëdhënie ministër-drejtuesi politik-deputet dhe drejtor.
Mësohet gjithashtu se në këtë takim është folur me detaje për katër çështjet kryesore të ‘Besës’: Besim, empati, shërbim dhe angazhim, ndërsa të njëjtat burime bëjnë me dije se është vënë theksi tek nevoja e qasjes së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Takimi nisi që prej orës 11:30 të ditës së sotme, ndërsa i radhës do të mbahet ditën e hënë.
