Përurohet rruga nga Reçica e Madhe deri te pika pagesore Tetovë – Gostivar

Nga Xh M
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 23 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përfundimin e punimeve dhe promovimin e aksit të ri rrugor që lidh urën në Reçicë të Madhe me pikën pagesore Tetovë – Gostivar.

Sipas njoftimit zyrtar, projekti përfshin një gjatësi prej 1.485 metrash, me gjerësi prej 6 metrash si dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash. Ky investim synon të rrisë sigurinë në komunikacion, të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të përmirësojë kushtet e lëvizjes për banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë rrugë.

Kasami e ka vlerësuar këtë projekt si realizim të një tjetër premtimi konkret, duke theksuar se fokusi i administratës mbetet punët praktike dhe përfundimi i projekteve infrastrukturore në terren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër