Tiranë, 23 gusht Zhurnal.mk – Në protestën e 85-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një protestuese nga një fshat i Matit përcolli një mesazh të fortë, duke kërkuar anulimin e ligjit dhe duke shprehur revoltën e saj për situatën në vend.
Me thirrjet e përsëritura “Anuloje ligjin!”, protestuesja kërkoi mbrojtjen e tokës dhe të drejtave të banorëve, duke theksuar se malet dhe pasuritë e vendit u përkasin shqiptarëve. Fjalimi i saj u mbajt në kuadër të protestës ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Protestuesja: Ju përshëndes të gjithëve. Jam Fatjana, nga një fshat i rrethit Mat. Emigrante e kthyer. Emigrimi im më i vështirë është këtu në vendin tim. Anulloje ligjin! Anulloje ligjin! Anulloje ligjin! Anulloje ligjin! Anulloje ligjin!
…ata nuk i dinë dertet tona, ata s’kanë… Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë! Dhe nuk na i bën dot askush tjetër ligjet! Anulloje ligjin! Anulloje ligjin! Anulloje ligjin!
