Uellington, 24 gusht, Zhurnal.mk – Për këtë qëllim mund të përdoren të dhënat ekzistuese të llogarive, teknologjia për vlerësimin e moshës përmes fytyrës, shërbimet e identitetit digjital dhe dokumentet zyrtare të identifikimit.
Ligji do të zbatohet ndaj platformave si Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok, YouTube dhe X.
Platformat do të detyrohen të vlerësojnë rregullisht, rreziqet që paraqesin për përdoruesit dhe të raportojnë se si po identifikohen dhe reduktohen këto rreziqe.
Kompanitë që nuk do të respektojnë kërkesat e ligjit, mund të përballen me gjoba deri në 10% të të ardhurave të tyre globale.
Ministrja e Arsimit, Erica Stanford, tha se qeveria po ndërmerr hapa për të mbrojtur të rinjtë në internet, për të mbështetur prindërit dhe për t’i vendosur kompanitë e mëdha të teknologjisë përballë përgjegjësisë.
“Për momentin, shumë nga rreziqet me të cilat përballen fëmijët në internet po mbeten të pakontrolluara. Përmbajtjet e dëmshme, dizajni që krijon varësi dhe teknologjitë që shfaqen me shpejtësi po ndikojnë tek të rinjtë, ndërsa masat mbrojtëse nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm”, tha ajo.
Stanford theksoi se përgjegjësia do të jetë e platformave, ndërsa projektligji nuk parashikon ndëshkime për fëmijët, prindërit apo kujdestarët e tyre.
Projektligji duhet ende të miratohet nga Parlamenti i Zelandës së Re.
Australia u bë vendi i parë në botë që kufizoi aksesin e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale, në dhjetor 2025.
