Asnjë ankesë në adresë të Avokatit të Popullit për ndotjen e ujit në Gostivar

Nga Xh M
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 24 gusht Zhurnal.mk – Pavarësisht se javë më parë u njoftua se uji në Gostivar është i pijshëm pas shpalljes së epidemisë, ende nuk ka të publikuar asnjë dokument zyrtar për cilësinë e ujit. Ndërkaq deri te Avokati i Popullit nuk ka arritur asnjë ankesë. Nga Zyra e Avokatit të Popullit thonë se çdo qytetar i cili konsideron se i është shkelur e drejtë e caktuar, ashtu edhe banorët e Gostivarit dhe komunave fqinje, munden me ankesë të veçantë të drejtohen deri te Avokati i Popullit dhe rasti i tyre do të shqyrtohet.

“Qytetarëve do u jepet këshillë juridike për mënyrën, kushtet dhe procedurën si të realizojnë të drejtën e tyre. Një të drejtë të caktuar, qytetarët mund ta realizojnë edhe me padi kundër komunës apo shtetit. Por në këtë fazë derisa punon dhe Prokuroria Publike, do i sugjeronim qytetarët nëse ndjehen të dëmtuar, të drejtohen deri te Prokuroria Publike”, thanë nga Avokati i Popullit.

Më 17 korrik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lëshoi ​​ndalesë për pirjen e ujit në Gostivar pasi u zbuluan pompa që drejtpërdrejt injektonin ujëra të zeza në sistemin e furnizimit me ujë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër