Tiranë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare të përqendruara kryesisht në relievet kodrinore-malore në lindje.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në relievet kodrinore-malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.
Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 24/35 | Diell |
| Kukës | 19/34 | Diell re shi |
| Lezhë | 24/36 | Diell |
| Dibër | 20/35 | Diell re shi |
| Durrës | 24/36 | Diell |
| Tiranë | 26/37 | Diell |
| Elbasan | 25/37 | Diell |
| Berat | 20/37 | Diell |
| Vlorë | 24/34 | Diell |
| Korçë | 18/34 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/37 | Diell re |
| Sarandë | 25/35 | Diell |
