Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrik, sot disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike.
Nga ora 05:00 deri në orën 07:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve „Beaz Kule“, „Gostivarska“ dhe zonës përreth, në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në zonën e nënstacionit në Draçevë, përkatësisht në rrugën „Serdarot“.
Njëkohësisht, NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Shkup njofton se, për shkak të realizimit të një kyçjeje në rrjetin e ujësjellësit me diametër prej 200 milimetrash në rrugën „Voin Drashkoci“, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e rrugëve „Voin Drashkoci“ dhe „Isaija Mazhovski“, në lagjen Hrom.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.
