Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Nga Xh M
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 gusht Zhurnal.mk – Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë po përballet aktualisht me tre zjarre aktive në ambiente të hapura, në fshatin Leshnicë, në fshatin Pallaticë dhe përgjatë rrugës rajonale që lidh fshatrat Strimnicë dhe Çellopek.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale Avni Ameti, i cili ka apeluar për kujdes dhe përgjegjësi të shtuar nga qytetarët, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta.

Ameti thekson se, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për kujdes, ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të përballen me raste të zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia e individëve.

“Ne kemi forcën, guximin dhe përkushtimin për t’u përballur me çdo vatër zjarri. Do të jemi gjithmonë në terren dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur qytetarët dhe për t’i bërë banorët të ndihen të sigurt”, ka shkruar Ameti.

Ai ka theksuar gjithashtu se asnjë zjarrfikës nuk duhet të rrezikojë jetën për shkak të pakujdesisë së dikujt tjetër.

Në fund, Ameti ka përsëritur apelin që qytetarët të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe kujdes për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër