Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra zjarresh në 24 orë, 3 aktive dhe 4 nën mbikëqyrje

Nga D V
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje nga ajri, Forcat e Armatosura kanë angazhuar dy helikopterë, të cilët kanë marrë pjesë në tre operacione.

Vatrat aktive janë në malin e Dajtit në Tiranë, Vajkal të Bulqizës dhe Sllatinë të Dibrës.

Në malin e Dajtit, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në operacion janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe një helikopter i Forcave të Armatosura. Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren.

Në Vajkal (Bulqizë) zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. Gjatë operacionit janë angazhuar 40 forca vendore dhe vullnetare. Për shkak të favorizimit të përhapjes së flakëve nga era, në operacion u aktivizua edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Operacioni në Vajkal është përforcuar gjithashtu me 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Në Sllatinë (Dibër) vijon aktive një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me ah. Për shuarjen e saj janë angazhuar 33 forca bashkiake, 5 forca të ADZM-së dhe 8 vullnetarë, gjithsej 46 forca.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit drejt sipërfaqeve pyjore me pisha, operacioni është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura. Forcat operacionale vijojnë punën në terren.

Ndërkohë, 4 vatra të tjera mbahen nën mbikëqyrje në Qafë të Helmës dhe Arrmollë, në qarkun Dibër, si dhe në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit, në qarkun Elbasan.

Sipas raportimeve, situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër