Tiranë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026 të OncoDaily, një nismë ndërkombëtare që vlerëson gratë që po sjellin ndryshime të rëndësishme në kujdesin dhe trajtimin e kancerit në mbarë botën.
OncoDaily vlerëson rolin e prof. Evis Salës si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke nënvizuar se ajo ka vendosur onkologjinë në qendër të reformës shëndetësore në Shqipëri.
Prestigjiozja ndërkombëtare evidenton disa nismave të ndërmarra si krijimi i Institutit Kombëtar të Onkologjisë dhe Rrjetit Kombëtar të Kancerit, standardizimi i protokolleve të trajtimit të sëmundjeve tumorale, zgjerimi i kapaciteteve rajonale të kimioterapisë dhe radioterapisë, rritja e financimit për barnat antikancer dhe forcimi i programeve të depistimit të kancerit të qafës së mitrës dhe parandalimit të HPV.
Prof. Sala është edhe Profesore e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë dhe ka drejtuar Departamentin e Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCS.
“100 Influential Women in Oncology” është kthyer në një traditë të veçantë të OncoDaily që prej 26 gushtit 2023, Ditës së Barazisë së Grave në Shtetet e Bashkuara. Iniciativa synon të njohë 100 gra frymëzuese që bëjnë diferencën në fushën e onkologjisë në mbarë botën.
https://oncodaily.com/100/100-influential-women-in-oncology-574340
