Pacolli kritikon vonesat në projektin e banimit social në Podujevë: Do të jemi të pakompromis

Nga D V
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka shprehur shqetësim për vonesat në realizimin e Projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë.

Pacolli ka vizituar punimet në këtë projekt, ku më pas ka zhvilluar takim me përgjegjësin e kompanisë që është duke i kryer punimet.

Sipas ministres në detyrë, projekti duhet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara në kontratë, ndërsa kompanitë që nuk i respektojnë obligimet kontraktuale do të përballen me masa ndëshkuese.

“Sot vizituam punimet në Projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë, ku ngrita shqetësimin për vonesat dhe ngecjet në realizimin e projektit, në takim me përgjegjësin e kompanisë punëkryese”, ka thënë Pacolli.

Ajo ka paralajmëruar shqiptimin e gjobave për kompanitë që nuk i përmbushin detyrimet dhe afatet e përcaktuara me kontratë.

“Projektet duhet të realizohen brenda afateve të përcaktuara me kontratë. Për kompanitë që nuk i përmbushin obligimet dhe afatet do të shqiptohen gjoba”, ka deklaruar Pacolli.

“Do të jemi të pakompromis me kompanitë e papërgjegjshme”, ka përfunduar ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër