Qeveria përgatit ligj për zonat e zhvillimit turistik, Berova është një nga prioritetet kryesore

Nga I.A
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Në proces është hartimi i një ligji me të cilin do të trajtohen zonat e zhvillimit turistik, të cilat do të jenë ose nismë shtetërore ose nismë private, duke pasur parasysh mjetet e kufizuara me të cilat disponojnë komunat, deklaroi kryeministri gjatë vizitës në kishën “Fjetja e Shën Mërisë së Bekuar” në komunën e Berovës me rastin e festës së madhe.

Zhvillimi i turizmit në Berovë është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, ndërsa shteti po përgatit ligj që do të mundësojë zhvillimin e zonave të zhvillimit turistik, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndërmarrë Qeveria për shfrytëzimin e potencialit të madh turistik të Berovës, duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara të komunës, Mickoski theksoi se është në proces hartimi i një ligji me të cilin do të rregullohen zonat e zhvillimit turistik.

“Është në proces hartimi i një ligji me të cilin do të trajtohen zonat e zhvillimit turistik, të cilat do të jenë ose nismë shtetërore ose nismë private, duke pasur parasysh mjetet e kufizuara me të cilat disponojnë komunat”, tha Mickoski.

Ai shtoi se infrastruktura dhe eksproprijimi në kuadër të projekteve të tilla do të jenë në barrë të shtetit ose të investitorit privat që eventualisht do të paraqiste kërkesë për një zonë të tillë të zhvillimit turistik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër