Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 126-të në të cilën në rendin e propozuar të ditës janë tetë pika, ndërsa gjithashtu kryeministri dhe ministrat dy orë do tu përgjigjen pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Pas miratimit të rendit të ditës, në çdo mbledhje plenare mbahen pyetjet e deputetëve të opozitës.
Rendi i ditës i propozuar për seancën e 126-të përfshin Propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit të tretë të marrëveshjes së përgjithshme për privilegjet dhe imunitetet e Këshillit të Evropës, Propozimin për zgjedhjen e një komisioneri të jashtëm (anëtari) të Komisionit të Letrave me Vlerë, Propozim ligjin për Mbështetje Financiare për Zbutjen e Pasojave të Krizës Ekonomike mbi Prodhimin Bujqësor dhe Blegtoral dhe Blerjen e Produkteve Bujqësore në vitin 2026, sipas një procedure të shkurtuar, Kërkesën për Interpretim Autentik të Nenit 141, Paragrafi (4) i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, të paraqitur nga deputetja Daniela Nikollova, Projektvendimin për Dërgimin e Pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pjesëmarrje në Operacionin Ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë, Projektvendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për dhënien e çmimit shtetëror “Goce Dellçev”, Projektligjin e Ndryshuar për revizionin shtetëror – leximi i Tretë, dhe Projektvendimin për ndryshimin e vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës për ekzistencën e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së çrregullimit të furnizimi me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
