Qose pret këshilltaren e FBI-së pranë SPAK: Fokus, forsimi i bashkëpunimit institucional

Nga D V
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Klevis Qose, priti dje në një takim Karma M. Smith, Këshilltaren e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK, e cila ka marrë tashmë detyrën në Shqipëri.

Qose theksoi se në fokus të bisedës ishte vijimi i punës së nisur dhe koordinimi i hapave të ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve tona.

“Shpreha gjithashtu vlerësimin dhe mirënjohjen time për Jamar Williams për punën dhe mbështetjen e tij të çmuar gjatë periudhës së bashkëpunimit me AMP-në”, nënvizoi Qose.

Në takim ishte i pranishëm edhe Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Sipas Qosës, bashkëpunimi me partnerët amerikanë do të vijojë të jetë një element i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve dhe në përmbushjen me profesionalizëm të misionit të AMP-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër