Kasami: Për herë të parë pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara

Nga R.ZH
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 gusht, Zhurnal.mk – Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) në Tetovë kanë marrë pagat dhe kontributet e tyre të paguara, ndërsa aktualisht nuk ka paga të prapambetura, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami, përmes një njoftimi, tha se këtë ditë e shënoi në Sheshin „Iliria“, së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, dhe punëtorët e ndërmarrjes.

Pas më shumë se 15 vitesh, për herë të parë, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara. Asnjë pagë e prapambetur”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi se përmirësimi i gjendjes së punëtorëve ka qenë një nga premtimet e dhëna dhe se tashmë, sipas tij, ai është realizuar.

Ne e premtuam dhe sot e realizuam”, u shpreh kryetari i Tetovës.

Kasami falënderoi drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, për angazhimin dhe punën e tij, ndërsa një falënderim të veçantë ua adresoi punëtorëve të ndërmarrjes, të cilët, sipas tij, për vite me radhë kanë vazhduar t’u shërbejnë qytetarëve edhe në kushte të vështira.

“Sot ata kanë atë që meritojnë, pagë të paguar, kontribute të paguara dhe dinjitet në punë!”, theksoi Kasami.

Ai e cilësoi këtë zhvillim si një nga rezultatet e ndryshimeve që, sipas tij, janë premtuar nga udhëheqja e re e Komunës së Tetovës.

Ky është ndryshimi që kemi premtuar!”, përfundoi Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër