Tragjedi në Idrizovë: 42-vjeçari kapi telin nën tension dhe humbi jetën

Nga Xh M
1,248 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 gusht Zhurnal.mk – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Entin Ndëshkues-Përmirësues „Idrizovë“, ku jetën e ka humbur një 42-vjeçar.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 29 gusht, në ora 14:43, në SPB Shkup është raportuar se në hapësirat e shëtitores së brendshme të institucionit, N.I. (42) ishte ngjitur në një shtyllë dhe kishte kapur një tel elektrik që ishte nën tension.

Gjatë incidentit, ai ka rënë nga shtylla, pas së cilës mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër