Nis seanca për barrikadat në veri, të akuzuarit para Gjykatës

Nga D V
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Sapo ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Seanca po zhvillohet në kuadër të procedurës gjyqësore lidhur me ngjarjet e barrikadave të vendosura në veri të vendit.

Ndërkohë, në muajin korrik kishte dështuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër