Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Fier

Nga D V
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për nivel rreziku “të lartë” nga zjarret në disa qarqe të vendit gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.

Sipas parashikimit, sot pasdite, e hënë, 31 gusht, dhe nesër, e martë, 1 shtator, pritet nivel rreziku “i lartë” nga zjarret në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera niveli i rrezikut parashikohet “i moderuar”.

Në disa qarqe, rreziku “i lartë” pritet vetëm në zona të lokalizuara. Konkretisht, bëhet fjalë për pjesën jugperëndimore të qarkut Shkodër, verilindjen e qarkut Kukës, jugperëndimin e qarkut Dibër, lindjen e qarkut Durrës dhe Elbasan, verilindjen e qarkut Berat, jugun e qarkut Korçë, perëndimin e qarkut Vlorë, si dhe zonat veriore dhe jugore të qarkut Gjirokastër.

Ndërkohë, sa i përket kushteve meteorologjike, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë priten reshje lokalisht të dobëta.

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë nga 23 deri në 32 gradë Celsius në bregdet, nga 22 deri në 35 gradë Celsius në vendet e ulëta dhe nga 17 deri në 31 gradë Celsius në zonat malore.

Era sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato malore, në momente të caktuara, mund të arrijë deri në e fortë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër