Reforma territoriale, Berisha: Do u adresohemi qytetarëve për të shkuar drejt referendumit

Nga D V
1,341 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita do t’u drejtohet qytetarëve për të kundërshtuar propozimin e mazhorancës për reformën territoriale.

Gjatë një konference për shtyp, i pyetur për strategjinë e PD-së për të kundërshtuar draftin e propozuar nga mazhoranca socialiste, Berisha tha se partia do të organizojë peticione dhe do të synojë zhvillimin e një referendumi.

“Qëndrimi ynë është t’u adresohemi qytetarëve, me të cilët ne do organizojmë peticionet dhe të ecim drejt referendumit, drejt ushtrimit nga ana e tyre të të drejtës kushtetuese për referendum, siç kërkon Kushtetuta, siç kërkon Karta Evropiane e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale”, tha ai.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Berisha tha se mazhoranca po përdor fondet publike në funksion të interesave elektorale.

Berisha tha se Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhjet lokale dhe synon të paraqesë kandidatë që, sipas tij, do të kenë mbështetje të gjerë nga qytetarët.

“PD po përgatitet të paraqesë para shqiptarëve kandidatët më të mirë që ata kanë pasur ndonjëherë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër