Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën

Nga D V
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë se kandidatura e Sejdiut meriton mbështetje, pasi sipas saj Kosovës i duhet një president që përfaqëson shtetin përtej ndarjeve partiake.

“Bekim Sejdiu për President të Kosovës! Kandidatura e Prof. Dr. Bekim Sejdiut meriton mbështetje, sepse Kosovës i duhet një President që përfaqëson shtetin përtej ndarjeve partiake”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka vlerësuar përvojën profesionale dhe institucionale të Sejdiut, duke përmendur angazhimin e tij si profesor i së drejtës, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, diplomat dhe ambasador i Kosovës.

Sipas saj, Sejdiu sjell integritet, profesionalizëm dhe përvojë institucionale.

Kusari-Lila ka theksuar se në situatën aktuale zgjedhja e presidentit duhet të jetë mbi interesat partiake.

“Në këtë moment, zgjedhja e Presidentit duhet të jetë mbi interesat partiake. Duhet të jetë zgjedhje për Republikën”, ka deklaruar ajo.

Kryetarja e Alternativës u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut, të cilin e ka cilësuar si kandidat për një president që do të përfaqësonte të gjithë Kosovën.

Ajo ka thënë se presidenti i ardhshëm duhet ta respektojë Kushtetutën, t’i forcojë institucionet dhe të kontribuojë në bashkimin e qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër