Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, Qeveria po na dëmton

Nga D V
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Drenasit, ka thënë se 1 Shtatori do të duhej të ishte ditë feste për fillimin e procesit mësimor.

Meqenëse pas pak fillon protesta e komunave në Prishtinë, ai ka deklaruar se është detyruar të protestojë për shkak të dëmeve që, sipas tij, po u shkaktohen komunave nga niveli qendror, transmeton Klankosova.tv.

Edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se komunat janë detyruar të protestojnë. Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, nivelit qendror i janë transferuar rreth 20 milionë euro nga komuna.

E i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se komuna po përballet me probleme të mëdha financiare.

Ai deklaroi se protesta e sotme po zhvillohet pasi, sipas tij, komunave u janë marrë kompetencat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër