Tiranë, 1 shtator Zhurnal.mk – Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, ndërsa situata është tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë, teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në godinë.
Gjatë protestës, një grup protestuesish kanë tentuar të çajnë kordonin e forcave të policisë dhe të hyjnë në ambientet e godinës së Kryeministrisë.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të ndaluar protestuesit dhe për të mbajtur të paprekur perimetrin e sigurisë përreth godinës.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë qëndruar përpara Kryeministrisë duke kundërshtuar qeverinë dhe politikat e saj.
Në këto momente, policia është vendosur “gardh” para godinës, duke penguar protestuesit të afrohen më tej. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë të futen në ambientet e Kryeministrisë.
“Dil në bulevard”, është thirrja e protestuesve drejtuar kryeministrit, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës.
