Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 nëntor Zhurnal.mk – Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi u kap duke transportuar me automjet kuti me fishekzjarrë të kontrabanduar, me qëllim shitjen.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Reald Bumja, 25 vjeç, si dhe u procedua penalisht F. A., 21 vjeç, bashkëpunëtor me 25-vjeçarin.

Ndërkohë, u sekuestruan 21 kuti me fishekzjarrë që u gjetën në automjetin dhe banesën e të arrestuarit, si dhe automjeti dhe celulari i tij.

2 shtetasit u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, duke transportuar me 2 automjete, dyshohet për llogari të 25-vjeçarit, kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar. Lënda piroteknike nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës të blerjes dhe shtetasit nuk ishin të licencuar për shitjen e saj.

Më tej, nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën kuti të tjera me lëndë piroteknike. Hetimet dhe kontrollet vijojnë për të evidentuar dhe goditur raste të tjera në këtë fushë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura