Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Nga Xh M
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator Zhurnal.mk – U.D. presidentja Haxhiu është pyetur gjatë intervistës në “Politiko” në Kanal 10 se pse Vjosa Osmani nuk është dërguar për votim për një mandat të ri si presidente.

Haxhiu tha se Osmani nuk i ka pasur votat e nevojshme në Kuvend dhe se nuk ka pranuar të hyjë në garë pa pasur garanci për zgjedhjen e saj.

“Znj. Osmani s’i ka pasur votat e deputetëve, nuk ka dashur me provu. S’ka pranuar të garojë sepse ka pasur garanci në Kuvend, e ne s’mund t’i japim garanci”, deklaroi Haxhiu.

Sipas saj, mungesa e garancive për sigurimin e votave ka qenë një nga arsyet që Osmani të mos procedohej si kandidate për president.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër