Nënkryetari i PDSH Ylber Idrizi: Mbyllja e shkollave dhe shpopullimi, dëshmi e falimentimit politik në Maqedoninë e Veriut

Nga Xh M
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator Zhurnal.mk – Mbyllja e vazhdueshme e shkollave dhe katastrofa demografike në Maqedoninë e Veriut nuk përbëjnë thjesht një krizë statistikore, por kulmin e falimentimit strategjik të një shtrese politike, e cila për më shumë se dy dekada e ka reduktuar shtetin në një mekanizëm zhvatjeje dhe qytetarin në një monedhë këmbimi elektoral.

Ndërsa hapësira rurale zhbëhet nga shpopullimi dhe shkollat mbyllen përfundimisht, elita politike e instaluar në pushtet vazhdon të konsumojë një cinizëm institucional, duke mbuluar dështimet sistemore pas fasadave të fjalëve boshe eurointegruese. Ky klientelizëm i skajshëm dhe keqqeverisje kronike dëshmojnë se si korrupsioni strukturor e shkatërroi perspektivën ekonomike të vendit.

Në këto mori dështimesh, Partia Demokratike Shqiptare mishëron modelin e rezistencës institucionale dhe të artikulimit të mirëfilltë kombëtar. Që nga zanafilla e saj, ajo përfaqësoi bërthamën e emancipimit politik dhe të mbrojtjes së barazisë, duke u shndërruar në mburojë të substancës sonë identitare përballë pragmatizmit afatshkurtër të tregtarëve të votave.

Mbrojtja e kësaj trashëgimie politike qëndron te refuzimi i nënshtrimit dhe te vizioni për decentralizim thelbësor e zhvillim rajonal të ekuilibruar. Anashkalimi i kësaj qasjeje strategjike e la hapësirën publike nën dominimin e grupeve oligarkike partiake.

Ringritja e këtij etosi politik mbetet detyrim i pashmangshëm për të thyer spiralen e degradimit dhe për t’i kthyer jetën institucionale e shoqërore hapësirave tona.

https://www.facebook.com/ylbmusic/posts/28165366039769551?ref=embed_post

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër