78 nxënës shqiptarë në 3 paralele, ndërsa 38 maqedonas në po aq paralele, kërkohet hapja e një paraleleje të katërt

Nga I.A
1,201 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Në SHFK “Sande Shterioski” janë regjistruar gjithsej 78 nxënës shqiptarë, të cilët janë sistemuar në vetëm 3 paralele në gjuhën shqipe.

Në të njëjtën shkollë, në gjuhën maqedonase janë regjistruar 38 nxënës, të ndarë gjithashtu në 3 paralele, ndërsa në gjuhën turke janë regjistruar 17 nxënës në një paralele.

Sipas të dhënave të publikuara:

78 nxënës shqiptarë – 3 paralele

38 nxënës maqedonas – 3 paralele

17 nxënës turq – 1 paralele

Kjo nënkupton se në paralelet në gjuhën shqipe do të ketë mesatarisht 26 nxënës për klasë, ndërsa në paralelet në gjuhën maqedonase rreth 13 nxënës për klasë.

Dallimi në numrin e nxënësve për klasë ka nxitur pyetjen nëse është e nevojshme hapja e një paraleleje të katërt në gjuhën shqipe, në mënyrë që 78 nxënësit të ndahen në mënyrë më të balancuar dhe të krijohen kushte më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Me katër paralele, numri mesatar do të ishte rreth 19–20 nxënës për klasë.

A do të shqyrtohet hapja e një paraleleje të katërt në gjuhën shqipe? Kjo mbetet një çështje që pritet të diskutohet në kuadër të organizimit të procesit mësimor në këtë shkollë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër