Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Nga D V
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shumaira Mheuka ka rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2031, ndërsa sezonin 2026/27 do ta kalojë në huazim te kampionët e Skocisë, Celtic.

Sulmuesi 18-vjeçar iu bashkua Chelseat në moshën 13-vjeçare dhe deri më tani ka bërë nëntë paraqitje me ekipin e parë të “Bluve”.

Debutimin në futbollin senior e realizoi në dhjetor të vitit 2024, në fitoren e Chelseat ndaj Astanas në Ligën e Konferencës.

Mheuka vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me ekipin U21 të Chelseat, duke u shpallur Lojtari i Sezonit 2025/26 në Ligën Premier 2.

Ai ishte kapiten i skuadrës që përfundoi në vendin e parë në kampionat, ndërsa shënoi 18 gola në 19 paraqitje në këtë garë.

Tani, talenti anglez do të ketë mundësinë të fitojë më shumë përvojë në futbollin senior me Celticun, i cili e ka nisur fuqishëm mbrojtjen e titullit në Scottish Premiership, duke regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e para të sezonit.

Te Chelsea presin që huazimi në Skoci t’i shërbejë Mheukas për zhvillimin e tij dhe do ta monitorojnë nga afër progresin e tij gjatë qëndrimit në Celtic Park.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër