Lavrov njofton mbylljen e institutit të famshëm gjerman ”Gëte”

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moskë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Qeveria ruse do të mbyllë degët e institutit ”Gëte” dhe instituteve kulturore ndërkombëtare të Gjermanisë në të gjithë vendin, tha sot ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Lavrov tha se ky veprim ishte në përgjigje të mbylljes së planifikuar nga Gjermania të Shtëpisë Ruse në Berlin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Qeveria gjermane njoftoi mbylljen pasi një dron i mbushur me eksploziv u gjet në aeroportin e Lajpcigut.

Berlini ka fajësuar Rusinë për sulmin e tentuar.

Instituti ”Gëte” ka degën e tij kryesore ruse në Moskë, si dhe qendra kulturore në Shën Petërburg dhe Ekaterinburg.

“Sigurisht që ato do të mbyllen pasi qendra jonë kulturore u dëbua nga Berlini”, tha Lavrov, duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër