Rama: Qeveria do të jetë tërësisht te “Pasqyrë Albania”, legjislativi dhe gjyqësori t’i bashkohen

Nga D V
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, sqaroi sot funksionin e platformës “Pasqyrë Albania” në shërbim të transparencës me qytetarin.

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama theksoi se “Pasqyrë Albania” nuk është një superportal, por është një hapësirë e re ku falë teknologjisë dhe mundësisë të jashtëzakonshme që jep inteligjenca artificiale mund të bashkëjetojë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin.

Rama theksoi se për momentin “Pasqyrë Albania” do të jetë një hapësirë ku qeveria dhe  pushteti ekzekutiv do të jetë tërësisht aty.

Por, sipas tij, më e mira do të ishte që tek “Pasqyrë Albania” të jenë edhe dy pushtetet e tjera, pushteti legjislativ dhe pushteti gjyqësor, por kjo, sipas tij, “është një vendimmarrje e tyre”.

“‘Pasqyrë Albania’ është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen çfarë tha qeveria sot, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin e tij, gjen pse qeveria po merr një vendim, gjen kush e ka në dorë një çështje që mund t’i interesojë; gjen mbi cilin ligj dhe mbi cilin dokument mund të provojë apo të konsultojë atë që i duhet”, shtoi Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër