Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Këshilltari komunal i Aleancës Kombëtare për Integrim në Butel, Linkest Lumani, akuzoi zëvendësministrin e Arsimit, Driton Sulejmani, se e ka informuar në mënyrë të pasaktë opinionin se çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Petar Zdravkovski-Penko” është zgjidhur.
“Zëvendësministri gënjeu, paralelja u mbyll dhe problemi mbetet i pazgjidhur. Pak ditë më parë, zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, doli me deklaratë duke e njoftuar opinionin se ishte arritur zgjidhje për çështjen e paraleles në gjuhën shqipe në SHF ‘Petar Zdravkovski-Penko’ dhe se ishte garantuar mosmbyllja e paraleles dhe regjistrimi i nxënësve shqiptarë. Por faktet flasin ndryshe. Paralelja u mbyll dhe problemi mbetet i pazgjidhur”, deklaroi Lumani në konferencë të thirrur për media.
