Moreira de Sousa takim me ambasadorët e BE-së: Skuadra Evropa në të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi dje takimin e saj të parë me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, në kuadër të qasjes së përbashkët “Skuadra Evropa”.

“Skuadra Evropa në krah të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, theksoi zyra e BE-së.

Gjatë takimit, siç njoftoi zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë, “ajo prezantoi vizionin e saj për mbështetjen e Shqipërisë në çuarjen përpara të reformave, në këtë fazë vendimtare të negociatave për anëtarësim”.

Diskutimet u përqendruan edhe te sfidat e ardhshme, veçanërisht zbatimi i reformave dhe konsolidimi i arritjeve të reformës në drejtësi të vitit 2016.

“Moreira de Sousa rikonfirmoi angazhimin e saj të plotë ndaj qasjes së përbashkët “Skuadra Evropa”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes BE-së dhe vendeve të saj anëtare për të mbështetur Shqipërinë në mënyrë sa më efektive në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, njoftoi zyra e delegacionit te BE-s në Tiranë.

artikuj të ndërlidhura