FSK-ja u ligjëron nxënësve si të reagojnë në fatkeqësi

Nga D V
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Pjesëtarë të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së kanë mbajtur ligjëratë në Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, me temën “Vetëdijesimi dhe reagimi në rast fatkeqësie natyrore”.

Sipas njoftimit të FSK-së, nxënësit janë informuar për mënyrat e duhura të reagimit para, gjatë dhe pas tërmeteve, zjarreve, vërshimeve, rrëshqitjeve të dheut dhe stuhive.

“Përmes këshillave praktike dhe bashkëbisedimit me nxënësit, u theksua rëndësia e qetësisë, disiplinës, gatishmërisë dhe respektimit të udhëzimeve të autoriteteve kompetente në situata emergjente. Aktivitete të tilla synojnë të kontribuojnë në rritjen e kulturës së sigurisë, ndërgjegjësimin e të rinjve dhe forcimin e gatishmërisë së komunitetit për të reaguar në mënyrë të duhur dhe të sigurt, duke mbrojtur jetën dhe pronën në raste fatkeqësish”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër