Mexhiti: Çairi nis platformë të përbashkët kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar mbi fenomenin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, duke e cilësuar si një dukuri shqetësuese ndaj së cilës institucionet lokale nuk mund të qëndrojnë indiferente.

“Dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve është një dukuri shqetësuese, ndaj së cilës Komuna e Çairit nuk është dhe nuk do të jetë indiferente. Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve tanë kërkon më shumë se reagim pas një incidenti. Kërkon parandalim, edukim dhe veprim të përbashkët”, ka shkruar Mexhiti.

Mexhiti njoftoi se tashmë kanë nisur hapat konkretë për krijimin e një platforme të përbashkët për parandalimin dhe menaxhimin e dhunës në shkollat e Çairit.

“Kjo platformë do të bashkojë Komunën, shkollat, psikologët dhe shërbimet profesionale, mësimdhënësit dhe me prindërit, për të ndërtuar një qasje të koordinuar dhe afatgjatë. Përmes saj synojmë të zhvillojmë aktivitete edukative, punë me nxënësit dhe prindërit, si dhe mekanizma më të fuqishëm për parandalimin, identifikimin dhe trajtimin në kohë të rasteve të dhunës.”, ka shkruar mes tjerash Izet Mexhiti.

Kryetari i Çairit theksoi se qëllimi është veprimi i hershëm, përpara se dhuna të ndodhë, duke mos u kufizuar vetëm në reagimin ndaj pasojave.

“Ne duam të veprojmë para se dhuna të ndodhë, jo vetëm të reagojmë ndaj pasojave të saj. Çdo fëmijë ka të drejtë të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur në shkollën e tij. Dhe për këtë, përgjegjësia është e përbashkët.”, përfundon Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër