Huamarrja e re prej 1.3 miliardë eurosh shqetëson qytetarët: “Borxhin do ta paguajnë brezat e ardhshëm”

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator Zhurnal.mk – Qeveria ka miratuar vendimin për huamarrjen e re prej 1.3 miliardë eurove me arsyetimin e shlyerjes së borxheve të vjetra. Ndërkaq borxhi publik ka kaluar shifrën e 9.3 miliardë eurove dhe vazhdon të rritet çdo sekondë. Ndërsa në mesin e qytetarëve ekziston skepticizmi dhe shqetësimi. Qytetarët shprehen se barra e kësaj huamarrje në fund do të bjerë mbi shpinën e tyre dhe të gjeneratave të ardhshme, ndërsa kërkojnë që paratë të mos shkojnë për interesa personale.

“Do të marrë po pastaj? Qytetarët ne do i paguajmë, nuk është mirë. 00:12. 00:20 Do i marrë po si do i kthejë, duhet të ketë mundësi që të i kthej.00:25. 00:36 Miliarda janë ato, shumë para për ekonominë e Maqedonisë, ekonomia është e dobët”, tha një qytetar.

“Për kredi shumë jemi në kredi, a më kupton.00:15. 00:24 Po duhet të ketë investime dhe hapje të punëve të reja”, tha një qytetar tjetër.

“Unë mendoj se vetëm për xhepin e tyre ato i marrin, asgjë për popullin nuk marrin.00:18. 00:25 problem do të jetë për fëmijët tanë pas. 00:27.00:33 po duhet të dijnë ata ku duhet të investohen, por ata investojnë për në xhep të tyre”, u shpreh qytetari.

“Vetëm se i marrin dhe pastaj do i shfrytëzojnë ku dëshirojnë.00:28. 00:33 Po në gjithçka në Maqedoni, çka ka në rregull që të mos ketë ku të investojë.00:38. 00:45 Çdo send na mungon, të marrësh transportin publik, të marrësh rrugët dhe pse i kemi autostradat, i keni parë si janë bërë nuk kalohet andej.00:56. 01:13 Po me siguri, por askush nuk interesohet për atë se çka duhet dhe kur duhet ne të i kthejmë ato që i marrim”, theksoi qytetari.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë se për çfarë shfrytëzohen miliarda eurot nga huamarrja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër