Nikoloski: Siguruam 49 automjete të reja të specializuara për higjienën komunale

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator Zhurnal.mk – Ministria e Transportit, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka siguruar 49 automjete për higjienën komunale, të blera me mjete të kursyera nga buxheti i Ministrisë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në një intervistë për TV Kanal 5.

Ai theksoi se automjetet janë të destinuara për komunat më të mëdha dhe për Qytetin e Shkupit, ndërsa do t’u vihen në dispozicion edhe komunave në Rajonin e Shkupit.

Bëhet fjalë për lloje të ndryshme kamionësh për grumbullimin e mbeturinave, cisterna për larjen e rrugëve, si dhe automjete elektrike për pastrimin e tyre.

Pjesën më të madhe të automjeteve do ta marrë Qyteti i Shkupit, ndërsa një pjesë do të shpërndahen edhe në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Veles, Strumicë, Prilep, Dibër, Kërçovë dhe Ohër. Nikoloski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të mbështeten edhe komuna të tjera.

Vlera e parashikuar e prokurimit ishte 5,5 milionë euro, por automjetet janë blerë për 4,2 milionë euro, duke kursyer rreth 1,3 milionë euro. Sipas Nikolskit, mjetet e kursyera do të përdoren për mbështetjen e komunave të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër