Ferati – Sohlstrom: Bashkëpunim më i fuqishëm për të rinjtë, bizneset dhe dialogun ndërmjet bashkësive

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator Zhurnal.mk – Ministri i marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati sot mirëpriti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ola Sohlstrom.

Në takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve, me fokus në programet zhvillimore dhe avancimin e projekteve të përbashkëta, duke shfrytëzuar përvojën dhe mbështetjen suedeze.

Theks i veçantë iu kushtua promovimit të agjendave që lidhin qytetarët dhe institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht në fushat që lidhen me të rinjtë dhe sektorin e biznesit, si dhe forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive etnike në vend.

Në takim u vlerësua gjithashtu rëndësia e mbështetjes së Suedisë për proceset reformuese dhe rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Ministri Ferati dhe ambasadori Sohlstrom shprehën gatishmëri për të nxitur iniciativa të reja që do të kontribuojnë në zhvillim, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër