Tahiri e Shala takojnë Ali Ahmetin në Tetovë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 3 shtator Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Tetovë ka takuar liderin shqiptar, Ali Ahmeti.

Tahiri ka thënë se me Ahmetin kanë diskutuar për aktualitetin politik, të kaluarën dhe sfidat për të ardhmen, duke vënë theksin te uniteti, përgjegjësia dhe vizioni.

“E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon”, ka shkruar Tahiri.

Ai gjithashtu ka shprehur besimin se së shpejti do të vijë dita e kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë, me drejtësinë dhe dinjitetin që, sipas tij, u takojnë.

“Disa momente i shkruajnë njerëzit. Disa momente i pret një komb i tërë”, ka përfunduar Tahiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër