“S’do mbështesnin as kandidatë të LDK-së”: Osmani zbulon çka u diskutua në mbledhjen e LDK

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 shtator Zhurnal.mk – Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të votonin Bekim Sejdiun për President, ka thënë se nuk do të votonte as President të LDK-së.

Në Rubikon të Klan Kosova, ish-presidentja Osmani tha se për këta gjashtë deputetë, s’ka pasur fare rëndësi emri, sepse ata, sipas saj, do të bllokonin secilin emër.

“Neve çka na është thënë në takimin e Grupit Parlamentar, në fund të fundit, s’do të kishte fare rëndësi se kush është emri. Do ta bllokonin çdo emër. Dhe kur dëgjon gjëra të tilla, e kupton se s’ka pasur fare rëndësi se sa përpiqesh, se për çfarë emri flet… bile bile për dy prej tyre, edhe sikur të ishte president i LDK-së, tash ndërruan mendjen dhe thanë nuk do t’i votonin të gjithë që do të vinin nga LDK-ja, Është brishtësi”.

“Disa të tjerë thanë as nga LDK-ja ne nuk do ta votonim çdokënd. E se për kë e kanë pasur fjalën saktësisht, ju mund të supozoni”, u shpreh ish-presidentja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër