Ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona të Shkupit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Një pjesë e banorëve të Radishanit dhe zonës përreth “Mlin Çarli“ sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv.

Nga EVN Maqedoni njoftojnë se ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:30, ndërsa pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në rrugën “30“ në Radishan dhe zona përreth “Mlin Çarli“ në Komunën e Butelit.

EVN thekson se ndërprerja është e nevojshme për shkak të zëvendësimit të një shtylle të vjetër prej druri me një shtyllë të re prej betoni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër