Boban zbulon katër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk e përfshin Real Madridin

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-ylli i Milanit, Zvonimir Boban, mendon se Barcelona, PSG dhe Bayern Munich janë ekipet më të mira në Evropë, ndërsa Arsenalin e sheh si favoritin e katërt për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Liga e Kampionëve kthehet javën tjetër, dhe ndër ndeshjet e mëdha në raundin e parë të fazës së ligës janë Napoli-Arsenal dhe Real Madrid-Inter.

Boban u pyet për favoritët e tij për të fituar këtë garë dhe nuk hezitoi t’i përmend emrat e tri skuadrave.

“Barcelona, PSG dhe Bayern janë më të mirat, dhe Yamal do të ishte zgjedhja ime për Topin e Artë: ai ka talent absurd; është ende fëmijë, por natyrshmëria me të cilën luan është unike”, u përgjigj fillimisht Boban.

“Ndër ekipet angleze, do të thosha Arsenalin: ata janë të preferuarit e mi të katërt. Jam kurioz; formati i ri ka rezultuar tërheqës dhe komentimi i ndeshjeve është gjithmonë i këndshëm”, përfundoi legjenda kroate.

Befasi e madhe është se Boban nuk e përmendi fare ekipin më të trofeshëm në Ligën e Kampionëve, Real Madridin, përkundër se ata u përforcuan shumë këtë verë dhe morën një trajner ekspert si Jose Mourinho.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër