Në Polluzhë përkujtohen dëshmorët e kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Polluzhë, 5 shtator Zhurnal.mk – Sot, në Polluzhë, në 28-vjetorin e rënies në logun e trimërisë, u përkujtuan dëshmorët e kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, si dhe për martirët nga fshati Polluzhë.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi para të pranishmëve, tha se ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e këtij vendi, na kujtojnë përkushtimin e madh, angazhimin e palodhur dhe sakrificën e tyre sublime për atdheun. Vepra e tyre është një testament i pashlyeshëm i guximit dhe i dashurisë për liri, themele që nuk do të lëkunden kurrë.

Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, si dhe martirëve nga Polluzha, të cilët derdhën gjakun për t’u fituar liria në këto troje, tha në fjalën e tij, kryetari Smajl Latifi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër